MENU
klinika

Në nivel global

Softueri kroat falas për Durrësin, ndihmon në rast tërmetesh

03.12.2019 - 13:40

Në një informacion të zgjeruar të 3 dhjetorit 2019, portali kroat “total-croatia-news”, ndër të tjera thotë se, siç shkruan “Poslovni Dnevnik “/ Bernard Ivezic më 1 dhjetor 2019, kompania kroate e softuerit GDi Group ka mbledhur një konsorcium ndërkombëtar, që përfshin korporatën amerikane ESRI dhe kompaninë gjermane satelitore “European Space Imaging”, dhe në Shqipëri, në koordinim me qeverinë, softueri po ndihmon pushtetin vendor në Durrës në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Angazhimi i kompanisë është falas, gjë që e bën veprimin e nisur nga ndërmarrja kroate e softuerit GDi projekti më i madh CSR që një kompani kroate ka bërë në një nivel global.

Durrësi, një qytet shqiptar në bregdetin e Adriatikut 300 kilometra nga qyteti më jugor i Kroacisë, Dubrovnik, u godit nga dy tërmete të tmerrshme në orët e para të së martës, 26 nëntor, pas së cilës dridhjet tokësore vazhduan dhe u ndjenë në të gjithë Dalmacinë. Deri më tani, janë raportuar më shumë se 500 tërmete të vogla.

Tërmeti ka shkaktuar mbi 50 viktima deri më tani dhe 790 njerëz të lënduar në një farë mase ose një tjetër. OKB-ja ka dërguar ekipin e saj në Shqipëri, dhe Andrej Lonçariç (Lončarič), anëtar i bordit të kompanisë kroate të softuerit GDi, i cili po bashkërendon aksionin me kolegë nga Tirana dhe Zagrebi, thotë se ata kanë dhuruar aplikime gjeoinformatike (GIS).

“Ekipi ynë me shtatë persona në Tiranë dhe Zagreb, së bashku me partnerë, po punon me ekipe në terren për t’u dhënë të prekurve dhe shpëtuesve të tyre një përmbledhje më të mirë të situatës aktuale”, thotë Lonçariçi.

Me ndihmën e kompanive amerikane dhe gjermane të përmendura më lart, kompania kroate e softuerit GDi ka krijuar harta të freskëta të Shqipërisë. Aplikacioni i parë i dhuruar, “Shërbimet për Ndihmën e Shpejtë”, është një hartë e spitaleve më të afërt dhe shërbimeve të urgjencës. Ai po azhurnohet në koordinim me autoritetet vendore dhe aktualisht pretendohet se është burim më i rëndësishëm informacioni sesa vetë Google Maps.

Aplikimi i dytë “Raporto Dëmet nga Tërmeti 26 nëntor 2019” është në formë kërkese. Qytetarët mund të dërgojnë menjëherë foto të strukturave, të shënojnë një vendndodhje në hartë, të lënë informacionin e kontaktit dhe informacione të tjera.

“Aplikimet nuk janë komerciale dhe të markave, ato janë në gjuhën shqipe”, ‘thotë Andrej Lonçariçi i GDi, duke sqaruar se aplikacionet funksionojnë në të gjitha telefonat inteligjentë dhe se promovimi i tyre përmes mediave sociale ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm.

Ai thotë se në aplikacionin e parë, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë hyrë në më shumë se 40 vendndodhje spitalesh dhe shërbimesh urgjente, ndërsa në të dytën, 864 kërkesa u paraqitën nga vetë qytetarët deri të dielën. Kjo aplikim i dytë, që funksionon në parimin e mbledhjes së turmave, është bërë gjithashtu burimi më i plotë për gjendjen aktuale të dëmtimit në Durrës dhe zonën përreth dhe përdoret nga shërbimet vendore dhe qeveria shqiptare.

Ata gjithashtu krijuan një aplikacion të tretë të dhuruar, një pult, i cili jep një pamje makro të të gjitha hyrjeve dhe statuseve në terren, për të vlerësuar veprimet e mëtejshme, siç është nëse strukturat e dëmtuara raportohet se do të jenë në gjendje të riparohen ose do të duhet të prishen. Lonçariçi thotë se aksioni është ende në vazhdim e sipër, ata po shtojnë aplikime të tjera për të cilat ka nevojë, siç është aplikimi i tyre i katërt, një lloj libri fotografik digjital hartografik “Evidento Dëmet nga Tërmeti”, ku mund të shihet situata para dhe pas tërmetit, dhe ku strukturat e dëmtuara janë shënuar qartë me pika të kuqe./ Marrë nga profili i Thanas Mustaqit/ TotalCroatiaNews