MENU
klinika

Votimi nga tifozët italianë

Strakosha zgjidhet si më i miri i javës

20.12.2019 - 17:26

Të dielën do të jetë sërish në qendër të vëmendjes në finalen e Superkupës së Italisë, por tashmë Thomas Strakosha nuk është më një rishtar. Edhe vetë Buffon ka respekt për të.

Porteri shqiptar i Lazios ndodhet në Arabinë Saudite, teksa të dielën në orën 17:45, do të ketë një detyrë të vështirë për të ndalur Ronaldon me shokë.

Por sot ai është përzgjedhur si më i miri i javës 16-të të Serie A. Të paktën kështu e mendojnë tifozët e kampionatit italian, të cilët e kanë zgjedhur si portierin më të mirë të javës.

Portieri ynë ishte në një formë të shkëlqyer me pritjet e tij mbresëlënëse ndaj Cagliarit. Ndalimi që i bëri, sidomos Nainggolan, në fundin e pjesës së pare, duke mbajtur në lojë ekipin e tij, ishte kryevepër. Lazio fitoi edhe falë portierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këshilla e të atit për Strakoshën

Penalltitë, sekreti i Fotos për të birin