MENU
klinika

Çfarë dërgoi?

Tërmeti/ Egjipti ndihmon Shqipërinë

25.12.2019 - 11:14

Mediat e huaja shkruajnë për ndihmën e shteti të Egjiptit kunddrejtë Shqipërisë, për tërmetin e të martës së 26 nëntorit.

Ministria e Jashtme egjiptiane ka informuar se Tiranës zyrtare i janë dërguar ndihma, kryesisht mjekësore. Ndihma, e ofruar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim, iu dorëzua palës shqiptare nga ambasada egjiptiane në Tiranë.

Deklarata vuri në dukje se Egjipti i dha Shqipërisë këtë dërgesë ndihme për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe njerëzit të kapërcejnë efektet negative dhe sfidat humanitare të shkaktuara nga tërmeti.

Rikujtojmë se një tërmet me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Righter goditi Shqipërinë, më 26 nëntor, duke lënë më shumë se 51 njerëz të vdekur dhe dhjetëra ndërtesa, apartamente dhe hotele të rrënuara në qytetin e Durrësit dhe Thumanës.