MENU
klinika

Por s'ka votat!

Thaçi mandaton sot Kurtin si kryeministër

27.12.2019 - 08:47

Kuvendi i Kosovës u konstituua dje, ndërsa sot Presidenti Hashim Thaçi do t’i japë mandatin Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re.

Thaçi do ta mandatojë sot në orën 11:00 kreun e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, por ky i fundit nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re, pasi negociatat me LDK-në e Isa Mustafës dështuan për shkak të pretendimeve për postin e Presidentit, që ndau dy partitë.

Mister mbetet se çfarë do të ndodhë në vijim, nëse do të ketë tentativa të tjera nga Vetëvendosje për koalicion me LDK-në. Isa Mustafa u shpreh dje se mund të votojë Albin Kurtin për kryeministër, ashtu sikur votoi kryetarin e Kuvendit nga Vetëvendosje dhe më pas partia e tij të dalë në opozitë.

“Nëse LVV nuk është gati për këtë marrëveshje dhe sheh LDK si pengesë se po deklarojë se LDK është e gatshme të heq dorë nga kërkesat për përgjegjësi, duke ia lënë këto pozita VV. LDK është e gatshme që të votojë me 28 deputetë për institucione të reja, kryetarin e kuvendit dhe Qeverinë pa LDK, nëse nuk janë të gatshëm që të bashkëqeverisin me ne.

Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë qëndrojmë si parti opozitare, sepse parti ndërmjetëse në Kuvend nuk ka”-deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon sa më shpejtë qeverinë e re

Thaçi vihet në lëvizje pas konstituimit të Kuvendit


Nga përplasjet me Pleknkoviç te sanksionet ndaj Rusisë

Si “dribloi” Vuçiçi në samitin për Ukrainën

Perëndimi, presioni për sanksionet ndaj Rusisë

Çfarë paralajmëron presidenti serb? Vuçiç i frikësuar!