MENU
klinika

Pësoi infarkt nga dhimbja e madhe

Thellohet tragjedia e familjes Lala, ndëron jetë një tjetër anëtar

01.12.2019 - 20:57

Thellohet tragjedia e familjes Lala në zonën e Kënetës në Durrës që humbi tetë anëtarë nga tërmeti i tmerrshëm që i zuri brenda në banesë duke u marrë jetën.

Mësohet se ka ndërruar jetë edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe.

E moshuara ishte nusja e djalit të madh të Sahadete Lalës 79 vjeçe dhe nuk jetonte në vilën që u shemb nga tërmeti, por një ditë pas lëkundjeve të tmerrshme, pra të mërkurën në momentin që ka marrë vesh që është shembur vila dhe ka zënë brenda anëtarët e familjes i ka rënë infarkt nga dhimbja e madhe. E moshuara u dërgua në spital dhe u bë operacion, por pas varrimit të tetë anëtarëve të familjes ndërroi jetë.

Gjyshja Sahadete Lala 79 vjeçe që e zunë rrënojat brenda dhe ndërroi jetë kishte pesë djem, njëri në momentin e tërmetit ishte në banesë i paralizuar, Ilir Lala 52-vjeç që u nxor i fundit nga vila 4-katëshe i pajetë, ndërsa të tjerët nuk ishin në banesë. 79-vjeçarja dy djem i kishte në Itali, ndërsa djali i madh, të cilit i vdiq gruaja pasi pësoi infarkt, pra Fiqirete Lala nuk jetonte në vilën 4-katëshe, por në një tjetër banesë.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe.

Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas të paktën 50 viktima.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik:

1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, (i paralizuar) 52 vjeç i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete.