MENU
klinika

Futbolli kalon NBA

Tre klubet që paguajnë më shumë në botë

25.12.2019 - 22:46

Ndonëse Manchester City apo PSG janë rritur shumë në aspektin financiar, nuk janë ato klubet që paguajnë më shumë futbollistët në Evropë.

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë tre klubet më të pasura në botë, madje më të pasura edhe se skuadrat e NBA, kjo përsa i përket mesatares së pagave vjetore.

Duke iu referuar asaj që raporton sajti i specializuar Sporting Intelligence, paga mesatare vjetore e një futbollisti të Barcelonës kap shifrën e 11,54 milionë eurove.

Kjo për vetë faktin sepse lojtarë si Messi, Suarez, Griezmann, Pique e Busquets kanë paga shumë të larta. Në vendin e dytë me 10,4 milionë euro në këtë klasifikim special qëndron Reali i Madridit.

Ndërsa podiumi kompletohet me Juventusin me 9,47 milionë euro, kjo falë efektit Ronaldo, pasi vitin e kaluar bardhezinjtë pozicionoheshin në vendin e 9-të.

Pas 3 gjigantëve të futbollit europian, pozicionohen plot 7 skuadra të NBA, duke filluar nga Portland Trail Blazzer, për të vazhduar me Golden State Warriors, Orlando Magic etj.

Për të gjetur një tjetër skuadër futbolli duhet zbritur në vendin e 12-të, aty ku gjendet Paris Saint Germain, me pagë mesatare 8,37 milionë euro, i ndjekur nga Manchester City me 8,18 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN