Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është quajtur “Trump i Tropikëve” për shkak të stilit të tij agresiv populist.
Të hënën në mëngjes, ai mësoi atë që të tjerët tashmë e kanë kuptuar: Të vetmit njerëz që Trump trajton më keq se armiqtë janë miqtë.
Zgjimi i Bolsonaros erdhi pas potimeve të papritura të Trumpit në Twitter, ku deklaronte se ai do të rivendoste tarifat e çelikut dhe aluminit të importuar nga Brazili dhe Argjentina. Vendet e Amerikës Latine nuk ishin informuar më parë për këtë, dhe as nuk u ishte dhënë ndonjë shenjë se një veprim i tillë mund të vinte së shpejti.
Lista e ish-miqve të Trump, që tani janë armiq, po shtohet.
Trump madje hedh poshtë besnikët e tij, siç është këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway.
Tani Trump po e trajton Bolsonaron ashtu si ai trajton stafin e tij: Lajmet e këqija vijnë përmes postimeve në Twitter në mëngjes.
Edhe stafi i tij nuk e di se çfarë do të ndodhë. Trump është i paparashikueshëm. Ndryshimet e shpejta të politikës zgjidhin këto marrëdhënie dhe e bëjnë të pamundur planifikimin.
Ky impulsivitet është një nga arsyet kryesore për tarifat e Trump.
Nëse tarifat janë arsyeja që Shtetet e Bashkuara po bëhen përsëri konkurruese ekonomikisht, atëherë bizneset duhet të dinë se tarifat do të qëndrojnë të larta për të ardhmen e parashikueshme.
Trump ndodhet sot në Londër për t’u takuar me 28 aleatët tanë të NATO-s. Pas kësaj fatkeqësie, shumë udhëheqës botërorë me siguri frikësohen nga ardhja e tij, duke pyetur veten nëse një fat i ngjashëm i pret ata.