MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Populistët nuk na shpëtojnë nga korrupsioni…

10.11.2018 - 11:43

Ajo që i bashkon përkrahësit e politikanëve autoritarë, si Presidenti i SHBA Donald Trump dhe presidenti brazilian i zgjedhur Jair Bolsonaro është revolta kundër korrupsionit në politikë. Por ata duhet të mësojnë se qeveria mund ta përkeqësojë e jo ta zhdukë korrupsionin.

Me zgjedhjen e Emmanuel Macron si president i Francës në maj 2017, elitat botërore sikur u lehtësuan disi. Ata menduan se “Dallga populiste” ishte zhdukur.

Por tani kemi zgjedhjet presidenciale të Brazilit, në të cilat Jair Bolsonaro,                                                                                                                                                                                                                            fitoi në raundin e dytë. Një rast i ngjashëm janë zgjedhjet e Italisë në fillim të këtij viti. Në pushtet erdhi një koalicion i majtë dhe i djathtë i populistëve.

Ekonomistët mendojnë se ankesat ekonomike janë në rrënjë të revoltës populiste. Italia ka përjetuar rritje të ndjeshme të produktivitetit për më shumë se dy dekada, ndërkohë që papunësia, veçanërisht papunësia e të rinjve, është rritur në nivele alarmante. Brazili, përjetoi një recesion masiv në 2015-2016 dhe 2018 është një tjetër vit i zymtë.

Por SHBA përshtatet në mënyrë të çuditshme me këtë situatë. Deri në kohën e zgjedhjeve të vitit 2016 kur Presidenti Donald Trump erdhi në pushtet, ekonomia amerikane po rritej për gjashtë vjet rresht. 

Pra, ekonomia në rritje e SHBA duhet t’iu japë fund atyre që e lidhin populizmin me problemet ekonomike.

Nga ana tjetër, populizmi shihet si mbrojtje ndaj kërcënimit të perceptuar nga të ashtuquajturit “të huajt për grupin dominant kulturor”. Për populistët italianë si Matteo Salvini kërcënim janë emigrantët, kryesisht njerëzit me ngjyrë nga Afrika. Për Bolsonaron, kjo nënkupton pakicat racore, gratë dhe grupet e tjera që sfidojnë hegjemoninë e klasës punëtore të bardhë.

Përsëri, megjithatë, Bolsonaro u mbështet nga votuesit me ngjyrë. Trump gjithashtu pati mbështetje nga gjinia femërore, edhe pas kasetës famëkeqe “Access Hollywood”, dhe sulmet seksuale të presidentit.

Ajo që i bashkon përkrahësit e këtyre politikanëve, duhet të jetë diçka tjetër. Në fakt, është revolta ndaj korrupsionit në politikë.

Premtimi se do të zhdukin korrupsionin, motivon përkrahësit italianë të populistëve. Për fat të keq, votuesit nuk kanë asnjë mënyrë për të vlerësuar se kush është me të vërtetë i përkushtuar për çrrënjosjen e korrupsionit dhe kush jo.

Votuesit duhet të mësojnë që autoritarizmi përkeqëson korrupsionin, sepse heq kontrollet për ata që zotërojnë pushtetin. Fatkeqësisht, vetëm nga kjo, institucionet politike dhe shoqëria civile mund të pësojnë dëme shumë të konsiderueshme…

Barry Eichengreen është profesor ekonomie në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe një ish-këshilltar i lartë i politikës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. Libri i tij i fundit është “Temptimi Populist: Ankesat Ekonomike dhe Reagimi Politik në Epokën Moderne”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrënjët e populizmit italian...

Pse italianët përqafuan populizmin?

Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve