MENU
klinika

'Flasin shifrat'

Ulet numri i aksidenteve, por rritet numri i viktimave

23.12.2019 - 12:08

Në muajin që lamë pas u rregjistruan 109 aksidente rrugore, duke u ulur me 16.2% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Duke marrë për bazë shifrat e raportuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, gjatë periudhës janar-nëntor të 2019-ës, u rregjistruan 1.363 aksidente rrugore nga 1.582 aksidente që ndodhën në të njëjtën peridhë të 2018-ës, duke u ulur me 13,8 %, krahasuar me janar-nëntor 2018.

“Në muajin Nëntor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 144 persona nga 171 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 15,8 %. Numri i të aksidentuarve në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2019 është 1.857 persona nga 2.129 persona, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Nëntor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 21 persona nga 22 persona të vdekur në Nëntor 2018. Në njëmbëdhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 203 persona nga 190 persona në të njëjtën periudhë të një viti më pare”– njofton INSTAT.

Çfarë bie në sy është fakti se, pavarësisht numri i aksidenteve është ulur, e kundërta ka ndodhur me numrin e viktimave. 

Në muajin Nëntor 2019, aksidentet rrugore në 76,1 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 32.1 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në periudhë janar-nëntor të 2019, aksidentet rrugore në 15.2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e gabimeve të këmbësorëve. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve për shkak të këmbësorëve, është ulur 33.4 %, krahasuar me një vit më parë.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”