Listës prestigjioze të trashëgimisë kulturore jomateriale, iu shtua së fundmi, si një veçanti e rrallë, masazhi tradicional tajlandez i shpinës. /Konica.al
“Nuad Thai” tashmë është pjesë e Trashëgimisë Kulturore jomateriale të njerëzimit, që përmbledh tradita dhe praktika të kaluara nëpër breza. Duke u renditur në këtë listë, masazhi i famshëm njihet automatikisht si diçka që duhet të ruhet për brezat e ardhshëm.
Unesco është Agjencia e Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë. Lista e trashëgimisë kulturore jomateriale të saj është e ndarë nga lista e trashëgimisë botërore, që njeh ndërtesat dhe vendet me rëndësi.
Në listën e trashëgimisë kulturore ka 550 artikuj – të ndara në tre kategori – nga 127 vende të ndryshme. Artikujt shtohen çdo vit, ndërsa sivjet komiteti mblidhet në Bogota, të Kolumbisë. Ndryshe nga masazhet konvencionale, ai tajlandez përfshin shumë lëvizje dhe njerëzit lëvizin zakonisht në pozicione të ndryshme.
Terapistët përdorin jo vetëm duart, por ndonjëherë edhe parakrahët apo gjunjët, për të ushtruar presion. Tek Nuad Thai gjithashtu, nuk përdoret vaj.
UNESCO, këtë praktikë e cilëson si “rrënjët e saj në kujdesin për veten, të shoqërive rurale tajlandeze të së kaluarës, kur çdo fshat kishte një masazhues, të cilit, banorët i drejtoheshin për dhimbjet muskulare nga puna në fshat./Konica.al