Një 35-vjeçare është proceduar penalisht në Librazhd. Policia thekson se e proceduara është shtetasja me iniciale, A.S, e cili dyshohet se duke ushtruar postin e shefes së financës pranë shoqërisë të Ujësjellës-Kanalizimeve ka konsumuar veprën penale të “vjedhjes” dhe të “Shpërdorimit të detyrës” .
Nga hetimet e kryera dyshohet se 35-vjeçarja ka abuzuar me fondet e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetin e Librazhdit, ndërsa hetimet vijonë për zbardhjen e veprimtarisë së saj.
- NJOFTIMI I POLICISE:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe ” Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, shtetasen:
A.S., 35 vjeçe, banuese në Librazhd, me profesion shefe finance pranë shoqërisë të Ujësjellës Kanalizimeve, dega Librazhd, pasi dyshohet se ka abuzuar me fonde të kësaj shoqërie.