MENU
klinika

Dhurata për të moshuarit

Vllaznia surprizon pleqtë në azilin e Shkodrës

30.12.2019 - 13:36

Nuk i kanë bërë një mbyllje të mirë vitit, por kjo nuk i ka penguar futbollistët e Vllaznisë të tregojnë anën humane dhe njerëzore në prag të Vitit të Ri.

Kuqeblutë kanë bërë një vizitë surprizë tek azili i pleqve për t’i dhuruar gëzim, por edhe dhurata. Shkodranët nuk i kanë harruar dhe kanë menduar t’iu falin minuta të këndshme.

Së bashku shijuan në monitor edhe disa gola të Vllaznisë. Një mesazh me plot kuptim nga lojtarët e kuqebluve, pasi në të tilla raste të gjithë kategoritë kanë nevojë për përkrahje. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN