MENU
klinika

Presidentin dhe kryeparlamentari

VV: Kushtet e LDK-së, barrikada

14.12.2019 - 13:32

Kushtet e LDK për presidentin dhe kryeparlamentarin, Lëvizja Vetëvendosje i quan barrikada.

“Megjithatë siç e kemi shprehur në vazhdimësi vullnetin dhe angazhimin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, por nuk mund të themi se ka garancë që kanë me vazhdu diskutimet apo se do kenë rezultat. Por nuk mund të themi me siguri të plotë që kjo do të ndodhë për faktin se ka në anën tjetër barrikada dhe unë mendoj që përderisa kemi barrikadime të tilla për qëndrimet nuk mund te kemi një koalicion qeverisës. Ne mund te garantojme se do te bejme perpjekje maksimalisht dhe bejme ftese qe te heqin dore nga barrikadimet”, tha Aalbulena Haxhiu anëtare e kryesisë së VV.

Ndërkohë që pritet që kryetari Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, të takohen sot në orën 16:00.

Pas takimit të djeshëm i cili zgjati rreth 2 orë por që rezultoi i pasuksesshëm në arritjen e marrëveshjes, ky takim do të jetë një tentativë tjetër për të arritur marrëveshje për koalicion mes dy partive për të bashkëqeverisur në katër vjetët e ardhshme.

Megjithatë të dy partitë, Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë thirrur në takim kryesitë, ku edhe janë duke zhvilluar takim në selitë e tyre.

Pra, takimi mes Kurtit dhe Mustafës do të mbahet pas mbledhjes së kryesive të të dy partive të paralajmëruara për sot.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, partitë janë përafruar shumë për të gjitha detajet e marrëveshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN