MENU
klinika

Serie A, Java 21

Juve bie për herë të dytë, Napoli nder Interit

26.01.2020 - 22:45

Juventus është mposhtur për herë të dytë këtë sezon në Serie A. Kampionët, pas humbjes me Lazion, bien edhe në “San Paolo”, teksa Napoli fiton 2-1. Një “nder” për Interin.

Ndeshja pati një ritëm të mirë, por gjithsesi, pjesa e parë përfundon pa gola, me Elseid Hysajn që ishte titullar dhe i bëri një mbulim të mirë Cristiano Ronaldos.

Në pjesën e dytë, në 63’, vjen goli i parë me Zielinskin, ndërsa më pas Hysaj ndëshkohet me të verdhë. Juventus hidhet i tëri në sulm për të shënuar, por pëson të dytin në 86’ me Insigne.

Megjithatë, në 90’, Ronaldo arrin të ngushtojë në 2-1. Goli i dhjetë radhazi për sulmuesin portugez, por kësaj here nuk ka vlerë, pasi ekipi i tij humb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN