MENU
klinika

Serie A, Java 21

Tre fitore radhazi në Serie A, Milan synon Europën

24.01.2020 - 22:41

Katër fitore radhazi, 3 në kampionat dhe 1 në Kupë, Milan tashmë mund të pretendojë në dy fronte. Kuqezinjtë fituan 1-0 në Brescia, duke u ngjitur në vendin e gjashtë, 7 pikë larg zonës Champions.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me disa raste për shënim për të dyja skuadrat, por gjithsesi, nuk pat gola. Ibrahimovic humbi një rast ideal për të shënuar vetëm me portierin.

Në të dytët vendasit kanë ushtruar më shumë presion, por Donnarumma bëhet shpëtimtar i Milan në disa raste. Megjithatë, Rebic, i futur në pjesën e dytë, shënon për miqtë në 71’.

Milan shënon edhe golin e dytë, por anulohet. Fitore me vuajtje, por ajo që është e rëndësishme ka të bëjë që Milan tashmë pretendon Kupat e Europës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN