MENU
klinika

Serie A, Java 21

Dy gafa portierësh, derbi roman në paqe

26.01.2020 - 19:53

Derbi Roma-Lazio ka dhuruar spektakël që në fillim me koreografitë e tifozërive, ndërsa është mbyllur 1-1, ku protagonist në dy gola ishin gabimet e portierëve. Lazio ndalet pas 11 fitoreve radhazi.

Roma ka dominuar ndeshjen në pjesën e parë, ka qarkulluar topin më shumë, por goli ka ardhur si pasojë i gabimit të portierit shqiptar, Strakosha. Ai doli keq dhe Dzeko realizoi me kokë.

Verdhekuqtë vazhduan me lojën e mirë, por në një aksion pa pretendime, bardhekaktrit barazojnë. Është portieri i Romës kësaj here që gabon, teksa fut në lojë një top dhe Acerbi nuk fal.

Në fundin e pjesës së parë Roma godet edhe shtyllën. E dyta me penallti për vendasit, por më pas VAR e anulon. Verdhekuqtë luajnë më mirë edhe në këtë fraksion, por goli nuk del në dritë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN