MENU
klinika

Masakra e Hasit

Kosova përkujton dëshmorët

29.01.2020 - 13:33

       Masakra e forcave armike në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkujtohet ditën e sotme. Vrasjet e 21 vjetëve më parë, nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit./Konica.al

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli., shkruajnë mediet në Kosovë.

Për të nderuar dëshmorët, sot në ora 10:00 në Rogovë të Hasit, mbahet tubim përkujtimor dhe homazhe te “Varrezat e dëshmorëve”.

Po në këto data por në fshatrat Bishtazhin dhe Goden ranë dëshmorë edhe nëntë të tjerë.

 

Prandaj, nën patronatin e Komunës së Gjakovës dhe organizatave të dala nga lufta e UÇK-së mbahet edhe akademi përkujtimor në nderim të këtyre 30 dëshmorëve.

Akademia mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim prej orës 12:00.

 

Për më shumë lajme klikoni në www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari rrëfen tmerrin e luftës

“Serbët në vunë në radhë për të na vrarë!”

“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit