MENU
klinika

"Ky mit ka rënë. Nuk do pranohen më alibitë"

A do ulej në tryezë me Ramën? Basha përgjigjet i prerë

11.01.2020 - 18:07

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje disa herë liderit të opozitës Lulzim Basha që të ulen në një tryezë për të bashkëpunuar në kuadër të zgjidhjes së krizës, vjen një reagim nga ky i fundit.

Në një komunikim me gazetarët Basha tha se nuk do të ulet në një tryezë me Ramës, ndërsa shtoi se ky mit ka rënë.

“Miti i uljes së kryetarit me kryeministrit në tryezë ka rënë. Nuk ka për të ndodhur diçka e tillë. Ne kemi propozuar një ide të qartë. Ai ka vjedhur kohën e mundshme. Tani nuk ka më asnjë alibi. S’do të pranohet asnjë alibi.”, tha Basha.

Mes të tjerash ai tha se propozimet për reformën zgjedhore janë bërë gati nga PD-ja, ndërsa shtoi se kryeministri ka shkelur një nga kushtet e Bundestagut.

“Pak rëndësi ka për mua se si prezantohen, rëndësi ka të kryhen. Sot është data 11 janar. Bundestagu e kërkonte që reforma zgjedhore të kalonte në dhjetor. Ky kryeministër e ka bërë shkeljen e parë. Ka shkelur një nga afatet gjermane. Thirrja ime është; asnjë minutë vonesë më. Propozimin tonë e kanë pasur që në muajin shtator.”, pohoi Basha.