MENU
klinika

Arsyeja

Amazon kërcënon punonjësit

06.01.2020 - 06:48

Në muajt e fundit menaxhimi i Amazon ka kërcënuar për të pushuar nga puna të paktën dy punonjës të cilët kanë kritikuar në shtyp politikat e kompanisë mbi ambjentin.

Punonjësit janë lidera të një grupi të brendshëm punëtorësh në kompani të cilët ndihmuan në organizimin e tyre me pjesëmarrje në një grevë historike të klimës globale në Shtator.

Gjatë kësaj kohe, punonjësit i thanë medias se Amazon po kontribuon në ndryshimet klimatike duke mbështetur kompanitë e nxjerrjes së gazit dhe naftës nëpërmjet projekteve të tyre kompjuterike.

Disa nga punonjësit e kompanisë thonë se e shohin këtë vërejtje të bërë në qetësi si një mënyrë për të ndrydhur feedback-un e punëtorëve tani kur kompanitë teknologjike kanë vendosur standarde të larta etike për sa i përket ndotjes nga karboni.

Kjo lëvizje e Amazon mund të ketë efekt të kundërt pasi punonjësit vazhdojnë të mblidhen dhe të diskutojnë politikat e kompanisë mbi klimën dhe shumë prej tyre kanë mbështetur publikisht punonjësit e qortuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbasin fitimet e 2018

“Bien” Google dhe Apple


shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet