MENU
klinika

“Fryma e Skënderbeut është ende”

Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi do t’i japë fund korrupsionit

31.01.2020 - 18:20

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ishte e pranishme këtë mbrëmje në aktivitetin për Reformën në Drejtësi, të organizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në fjalën e saj, ambasadorja nxiti çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi, pasi sipas saj, do të sulmojë korrupsionin.

Ndër të tjera, kryediplomatja e SHBA foli dhe për heroin kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si një personalitet i jashtëzakonshëm, duke thënë se shpirti dhe fryma e tij janë ende prezente në Shqipëri, dhe po me këtë frymë, sipas saj, duhet bërë edhe drejtësi për të gjithë shqiptarët.

“Kam pasur nderin të takohem me një pjesë të madhe prej jush dhe mund të kem tingëlluar si një magnetofon i prishur për sulmin që Reforma në Drejtësi do t’i japë korrupsionit. Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet e plotë. Të gjithë jemi shërbyes publikë. Jemi mbledhur për të shënuar kauzën “Drejtësi për të gjithë”. Ne mbartim një privilegj të madh, por një detyrë edhe më të madhe për të siguruar publikun që do t’i bëjmë detyrat me integritet. Ne kemi një idiomë në gjuhën angleze “Ne themi ‘shërbeji drejtësi’”. Kjo do të thotë çështje që jep trajtim të drejtë.

Për të gjithë momentet e shkuara, por edhe ata që do vijnë, ju themi se jemi krah për krah me ju. Unë mendoj për Skënderbeun dhe Xhorxh Uashingonin, dy personalitete të jashtëzakonshëm. Por, jemi në prag të diçkaje tejet të rëndësishme. Besoj që shpirti, fryma e Skënderbeut është ende gjallë këtu në Shqipëri, ashtu si fryma e Xhorxh Uashingtonit është po aq prezente këtu.

Besoj plotësisht që si fryma e Skënderbeut, Uashingtonit, janë të gjalla këtu dhe në atë frymë ju shpreh që të mbartni frymën e kurajos, në mënyrë që të jepni drejtësi për të gjithë”, – tha ambasadorja Kim.