MENU
klinika

Nis zbatimi i programit

BE mbështet turizmin cilësor në Berat

26.01.2020 - 18:41

Përmirësimi i konkurrueshmërinë dhe rritja ekonomike në Shqipëri përmes një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm po shihet me prioritet në qytetin e një mbi një dritareve.

Në qytetin e Beratit ka nisur zbatimi i “Programi i turizmit për zhvillimin ekonomik lokal”, nga BERZH dhe Qeveria Shqiptare, financuar nga Bashkimi Europian. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

“Në kuadër të këtij projekti u organizua në Berat takimi: “Rritja e konkurrueshmërisë në sektorin e turizmit në Shqipëri”. Krahas investimeve në infrastrukturë, bizneset e vogla dhe të mesme do të kenë akses në shërbimet e këshillimit për të rritur standardet dhe konkurrueshmërinë me bizneset brenda dhe jashtë vendit”, – u shpreh Demo.

kolana e librave

BERZH dhe Qeveria Shqiptare kanë filluar zbatimin e programit të financuar nga European Union in Albania. “Programi i turizmit për zhvillimin ekonomik lokal” me objektiv kryesor për të përmirësuar konkurrueshmërinë dhe rritjen ekonomike në Shqipëri përmes një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm. Ky program mbulon katër zona kryesore duke përfshirë Shkodrën, Beratin, Fierin dhe Korçën.

Një komponent i rëndësishëm i Programit është mbështetja me këshilla e kompanive të vogla dhe të mesme në Shqipëri të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe janë të lidhura me sektorin e turizmit.

Ky program ndihmon bizneset e vogla dhe të mesme të kenë akses në shërbimet e këshillimit që t’i ndihmojnë për t’u zhvilluar, të bëhen më konkurruese dhe të rriten duke i lidhur me konsulentë vendas dhe këshilltarë të huaj të cilët mund të transformojnë bizneset e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN