Atalanta ka bërë hapin fals më të madh të sezonit. Dhe kjo falë paraqitjes mbresëlënëse të Etrit Berishës, portierit të SPAL, që përmbys rezultatin në 2-1 në Bergamo.
Portieri shqiptar nuk gjeti hapësirat e duhura te bergamaskët në vitin e fundit dhe shkoi tek ekipi i qytetit të Ferrarës, ku është kthyer në një nga gardianët më të vlerësuar në Itali, edhe pse ekipi i tij mban vendin e fundit në renditje.
Sigurisht, që Berisha do të dëshironte një hakmarrje të vogël përballë Atalantës, por ndeshja ka nisur shpejt me një gol të shënuar nga skuadra vendase.
Për më tepër, ishte një realizim i rrallë i Iliçiç, i cili shënoi me thembër para gardianit shqiptar pas një pasimi nga e majta. Por më pas SPAL përmbys shifrat, duke habitur të gjithë.