MENU
klinika

Serie A, Java 20

Inter ngec edhe në Lecce, feston Juventus

19.01.2020 - 16:59

Pas barazimit 1-1 një javë më parë me Atalanta-n, Inter ka përsëritur këtë rezultat në Lecce, duke rrezikuar tashmë edhe vendin e dytë. Natyrisht, festojnë juventinët me këtë rezultat.

Në pjesën e parë Inter ka dominuar totalisht, madje ka goditur edhe shtyllën, por pa shënuar dot. Lecce ka përfituar një penallti, por më pas arbitri, pasi ka parë VAR, ka ndryshuar mendim. Pjesa e parë përfundon pa gola.

E dyta nis dicka më mirë për vendasit, por Inter graduliasht rrit ritmin. Për të ardhur në minutën e 72-të. Bastoni shënon me kokë, kur kishte vetëm dy minuta në fushë.

Megjithatë, Lecce nuk dorëzohet, pas 5 mintash vjen goli i barazimit. Mancosu, shënuesi më i mirë për jugorët, ka ndëshkuar zikaltrit. Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, nuk ka më gol.