MENU
klinika

Vjen edicioni i 70-të

“Berlinale 2020” zgjedh presidentin e jurisë

10.01.2020 - 14:35

      Do të jetë aktori britanik, Jeremy Irons, presidenti i jurisë në “Berlinale 2020”. Lajmi është bërë i ditur nga organizuesit e festivalit të filmit, përmes  njoftimit zyrtar.

“Jam i nderuar në këtë detyrë, për të qenë presidenti i festivalit të Berlinit – festival që e admiroj prej kohësh dhe ku kam qenë pjesëmarrës gjithmonë, me shumë kënaqësi” – është shprehur, Irons.

Për emërimin e aktorit, ka folur edhe Carlo Chatrian, drejtori i ri i Berlinales.

“Ikonat e roleve filmike që ka interpretuar Jeremy Irons dhe stili i tij i pagabueshëm, më kanë shoqëruar në udhëtimin tim në kinema, duke më sjellë si të gjallë, kompleksitetin e natyrës njerëzore.”

E admiroj Jeremy Irons, si njeri dhe si artist. Jam krenar, të kem mundësinë ta përshëndes, si Presidenti i edicionit të 70-të, të Berlinales’ – ka thënë, Carlo Chatrian.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit