MENU
klinika

NBA

Bucks mposhten pas 5 fitoreve, Jokiç 47 pikë

07.01.2020 - 11:38

NBA vijon në dy konferencat me spektakël dhe emocione. Skuadra e San Antonio ka triumfuar 126-104 ndaj Milwaukee, një rezultat disi surprizë, teksa është ndalur ekipi më i mire në NBA.

Spursat e dominuan ndeshjen dhe e merituan fitoren, me DeRozan që realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 21 pikë. Për Bucks u dallua Antetokounmpo, që realizoi 24 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi i Sacramento, që mposhti 111-98 nënkampionët e Golden State, me Hield dhe Fox që realizuan nga 21 pikë secili.

Denver Nuggets vijon të qëndrojë në grupin e ekipeve elitë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar 123-115 ndaj Atlanta. Ndeshje e jashtëzakonshme për Nikola Jokic, që realizoi 47 pikë, i papërmbajtshëm në parket.

Ekipi i Dallas, falë një “triple double” të Luka Doncic (38 pikë, 11 rebound e 10 asist), mposhti 118-110 Chicago. Fitore të vështirë kori skuadra e Washington, që mundi 99-94 Boston (Smith 27 pikë), ndërsa Philadelphia triumfoi 120-113 ndaj Oklahoma (Richardson 23 pikë).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e basketbollistit 42-vjeçar

Rekordi, luajti kundër yjeve të NBA për 4 dekada