Prej dy vjetësh Shqipëria zotëron një bursë private të letrave me vlerë, një bursë që momentalisht tregton vetëm Tituj Qeveritarë.
Bursa shqiptare, gjatë vitit 2019, tregtoi një vlerë totale prej 2.46 miliardë lekë ose rreth 20.2 milion euro, në mbi 100 transaksione të kryera. Volumi i tregtimit në bursë, sipas njoftimit të saj zyrtar qëndroi në nivele të krahasueshme me ato të vitit 2018.
Bursa ka tregtuar letrat me vlerë në monedhën vendase, lek, ku dominojnë:
-Transaksionet me Klientët (76.7% e vlerës totale të tregtuar);
-Transaksionet e ekzekutuara gjatë Orarit Zyrtar (59.8% e vlerës totale të tregtuar);
-Transaksionet në Obligacionet e Thesarit (86.7% e vlerës totale të tregtuar).
Përsa i përket llojit të titullit, shumica e tregtimeve janë kryer në Obligacione Thesari me maturitet 5 dhe 10 vjeçar, të ndjekur nga ato me maturitet 3 vjeçar. Ndërkohë, shumica e tregtimeve në Bono Thesari janë kryer ato me maturitet 12 mujor, por nuk ngelen mbrapa as ato me maturitet 6 mujor.