Sipas banorëve nga fshatrat përgjatë Bypass-it t ë Fierit hapja e një korsie të vetme pa përfunduar i gjithë projekti ka sjellë shumë problematika dhe aksidente. Ata ankohen për mbikalimet e papërfunduara dhe se detyrohen të kalojnë mes për mes rrugën duke rrezikuar edhe jetën.
“Janë bërë 7-8 aksidente”
Janë të detyruar ta përshkruajnë këtë rrugë çdo ditë sepse është e vetmja që lidh shtëpitë e tyre dhe tokat bujqësore.
Ata janë dëshmitarë të shumë aksidenteve me pasojë jetën ndërsa thonë se u duhet të tregohen shumë të kujdesshëm pasi automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë.
“Jemi vetë të kujdesshëm”
Probleme ka dhe për drejtuesit e makinave pasi në disa segmente mungon sinjalistika.
“Është shumë problem, sidomos për moshat e vjetra”.
Përgjatë të gjithë Bypassit janë 7 rrugë provizore të cilat bëjnë lidhjen e Bypassit me fshatrat që ndodhet përgjatë tij. Me një gjatësi prej 22 km, rruga ka ulur ndjeshëm qarkullimin e automjeteve drejt jugut të vendit por hapja e saj ende pa përfunduar punimet ka shkaktuar shumë aksidente.