31.01.2020 - 16:32
Është çelur pranë Universitetit DePaul, në Çikago, katedra e Albanologjisë ”Hidai Bregu”. Katedra mban këtë emër, për nder të Hidai Edy Bregut, mërgimtarit shqiptar në Amerikë, i cili dhuroi 5 milionë dollarë për këtë nsimë.
Katedra e drejtuar nga profesor Gazmend Kapllani, i cili ka shërbyer më parë si hulumtues e ligjërues në “Emerson College” dhe në “Brown University”, do të ketë në fokus studimet albanologjike, si arkeologjia, gjuhësia dhe letërsia.
Ndonëse katedra, sipas profesor Kapllanit, do të ketë parasysh studentët me prejardhje shqiptare, synimi është që të konsiderohet edhe një audiencë e gjerë globale.
Njoftohet, se këtë vit do të regjistrohen studentët e parë.
Për më shumë, vizitoni: www.konica.al
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ubi Spiritus Domini, ibi libertas
“Hylli i Dritës”, pak dritë në errësirën e prapambetjes
Në dy vëllime
Botohet i pari fjalor….
Kontributi patriotik
‘’Diturija’’ rizgjon Lumo Skëndon në Tiranë
Instituti i Albanologjisë