Presidenti rus Vladimir Putin, në vitin 2018, tha se arma e tij e re ishte si një “meteorit” dh se ishte “e paprekshme”.
Askush nuk duhet të dyshojë se kjo teknologji po përparon, por kjo nuk duhet të shkëpusë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë nga negociatat për kufijtë lidhur me raketat ekzistuese bërthamore, në të gjithë kontinentin.
Ato janë gjithashtu të shpejtë dhe të rrezikshëm.
Armët hipersonike mund të lëvizin pesë herë më shpejt se tingull, që ecin me afro 4,000 milje në orë. Ushtria e Rusisë thotë se Avangard mund të lëvizë me mbi 20,000 milje në orë.
Një shpejtësi e tillë e bën çdo armë të vështirë të ndalet, por Rusia gjithashtu pretendon se Avangard është shumë e manovrueshme pasi i afrohet një objektivi, duke e bërë atë veçanërisht të vështirë për tu përgjuar nga sistemet e mundshme të mbrojtjes raketore.
Tani për tani, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur telekomandues të mbrojtjes nga raketat në Kaliforni dhe Alaska që kanë aftësi të kufizuara, dhe nuk janë të afta për të ndaluar armët ruse.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara po investojnë gjithashtu në hulumtimin e armëve hipersonike dhe teknologjia është duke ndryshuar konceptin e luftës.
Për ata që shqetësohen për luftën me shpejtësi të madhe, do të ishte mirë të shfrytëzohen mundësitë e sotme për të zvogëluar rreziqet.
Armët që gjenden sot në Rusi dhe Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë objektivat e tyre në rreth 30 minuta.
Rusia ka ofruar të punojë lidhur e Traktatin e Ri për Reduktimin e Armëve që kufizon këto armë, përfshirë Avangard.
Traktati, i nënshkruar në 2010, mbaron për më pak se një vit tani.
Një zgjatje pesë-vjeçare është një veprim konkret që administrata Trump mund të ndërmarrë për të parandaluar zgjerimin e këtyre arsenaleve të raketave.
Një tjetër hap për të zvogëluar rrezikun do të ishte gjetja e një mënyre për të zhdukur raketat në të dy vendet.
E ardhmja e armëve duket e frikshme. Por kështu edhe e tashmja, dhe ne duhet të merremi me këtë çështje.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al