Kush nuk ëndërron të ketë barkun e përsosur të sheshtë? Yndyra e stomakut është shumë e vështirë për t’u tretur edhe për ata që kalojnë orë të tëra në palestër.
Ne do t’ju tregojmë se çfarë të mos hani në mënyrë që të realizohet ëndrra juaj për të pasur një bark të sheshtë.
Fasule
Fasulet janë ushqyese, por ato janë gjithashtu të pasura me karbohidrate. Pra, për të patur një bark të sheshtë është e mençur t’i mbani ato jashtë dietës suaj.
Kos
Një filxhan kos përmban pothuajse 170 kalori, një filxhan kos pa yndyrë ka 120 kalori. Pra, vendimi për të mos e konsumuar është padyshim po.
Pije të gazuara
Një kanaçe e vogël me koka kola përmban 140 kalori, ndërsa ato më të mëdha mund të përmbajnë dyfish. Shmangia e tyre është një hap në drejtimin e duhur nëse doni një bark të sheshtë.
Alkool
Alkooli ka një përmbajtje të lartë kalorike dhe pothuajse asnjë vlerë ushqyese. Një pije e vetme mund t’ju bëjë që të konsumoni mijëra kalori.
Miell të bardhë
Studimet tregojnë se konsumi i miellit të bardhë të përpunuar është ndër shkaqet kryesore të mbipeshes. Mielli i bardhë i përpunuar zakonisht përmban pak ose aspak lëndë ushqyese, pa fibra, dhe një filxhan prej saj përmban 455 kalori.
Sheqer
Konsumimi i sheqerit është shkaku kryesor i mbipeshes dhe diabetit. Një filxhan sheqer i bardhë përmban 773 kalori.
Majonezë
Majoneza ka të paktën 80% yndyrë. Duhet të themi më shumë?!
Fast- food
Shumica e ushqimeve fast- food kanë tendencë të jenë të larta në yndyrë, sheqer, kripë dhe kalori. Studimet kanë treguar një lidhje midis konsumit të fast- food dhe mbipeshës.
Patate
Patatet janë ushqyese dhe të shijshme por ato janë gjithashtu shumë të larta në kalori. Një patate e mesme përmban rreth 163 kalori. Nëse po përpiqeni të keni barkun e përsosur të sheshtë,duhet t’i hani ato me moderim!