20.01.2020 - 22:07
Formula bazike për flokë të butë, në thelb është një shampo e bërë vetë.
Në varësi të problematikës që keni me flokun, shampon më të mirë, ju mund ta përgatisni vetë.
Duke shtuar përbërës organikë të formuluar posaçërisht për llojin tuaj të kokës dhe flokëve, ju shmangni parabenët dhe substancat toksike të përdorura tek shampot me shumicë të tregut.
Për këtë do ju duhet:
- 1 degë rozmarinë e freskët
- 28 ml lëng limoni
- 28 ml vaj bajameje
- 2 gota ujë
- 480 gram sapun me glicerinë (mundësisht e grirë imët)
Çfarë duhet të bëni:
- Në një enë të madhe shtoni ujin e ngrohtë. Sapo të marrë valë, shtoni glicerinën dhe e përzieni mirë derisa të shkrihet tërësisht.
- Shtoni brenda rozmarinën, lëngun e limonit dhe vajin e bajames. I përzieni vazhdimisht derisa sapuni të ketë shkrirë tërësisht.
- Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak xhel aloe vera për një hidratim ekstra të flokut tuaj.
- Hiqeni nga zjarri dhe masën kalojeni tek format e sapunit. Prisni që sapuni të ngurtësohet brenda 24 orëve Sipër duhet t’i vendosni një shtresë parafine, në mënyrë që të mos ngjiten në të grimcat e pluhurit.
- Pas 24 orëve, sapunët janë gati për t’u përdorur!
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Dëmtojnë lëkurën tonë
5 gabimet që bëjmë gjatë dushit
Mësojeni dhe ju...
3 arsye të thjeshta pse ju bien flokët
Produkte natyrale