MENU
klinika

Premiera e "I love Tropoja"

Dita më e rëndësishme e Ermalit, urimi special i Amit

29.01.2020 - 13:35

Ditën e sotme filmi i shumë komentuar “I Love Tropoja” ka premierën e tij.

Ajo do të zhvillohet në “Pallatin e Kongreseve” dhe pjesë do të jenë persona të ftuar nga vetë aktori, apo edhe publiku që mezi e ka pritur.

Sot, Ermali do të vlerësohet për punën e muajve të tërë dhe më në fund do të kemi mundësi të shohim batutat e filmit.

Në këtë ditë të rëndësishme, ai ka marrë urime të shumta nga familjarët, kolegët dhe fansat, por ai më speciali është i bashkëshortes, Amarda Toska.

Ami ka publikuar në Instagram një foto me Ermalin dhe në të shkruan fjalët frymëzuese.

“Suksesi matet me punë dhe këtë ti e ke konfirmuar tashmë!
Suksese për Premierën e parë të këtij lloji zemër @ermalmamaqiofficial ❤! Sot është dita jote që të ulesh në Pallatin e Kongreseve me sallën plot e të shijosh veprën që krijove!
Të Dua❤”, shkruan Ami.

“I Love Tropoja” është komentuar gjatë në media të gjithë mezi po e presim!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ermal Mamaqi zbulon shifrën marramendëse

Sa i kushtoi filmi “I Love Tropoja”?

Merr vendimin e rëndësishëm

Ermal Mamaqi shkëputet nga televizioni

Bëri bashkë emrat më të spikatur

Doktori i VIP-ave pjesë e filmit të Ermal Mamaqit