MENU
klinika

Si mbahej vera në lashtësi?

Durrësi pikë kyçe e transportit të verës për Evropën

14.01.2020 - 14:46

      Në muzeun arkeologjik të Durrësit, kohët e fundit është restauruar një enë e përmasave të mëdha, krejtësisht e veçantë, për transportin detar të verës.

Bashkë me rëndësinë historike si trashëgimi kulturore,  – “dolium” – siç emërtohet ena në latinisht, dëshmon për herë të parë, se në portin e Durrësit, 1 800 vjet më parë, përpunoheshin anije për tregtinë e verës së hapur, që lundronin mes Durrësit dhe porteve të tjera të Francës, Spanjës dhe Italisë.

Grupi i restauruesve nën drejtimin e arkeologut nënujor Adrian Anastasi, i cili zbuloi reliktin e anijes së mbytur, jo shumë larg brigjeve të qytetit, punoi më shumë se një vit, fillimisht për shkripëzimin dhe më pas, për konsolidimin e 296 pjesëve të enës, gjetur e copëtuar në thellësi.

Anijet e specializuara të këtij lloji për transportin e verës së hapur, janë quajtur edhe “anije-çisterna” – ka shpjeguar Dr. Adrian Anastasi, për Autoritetin Portual Durrës. Në pjesën qendrore të hambareve, ato kishin të sistemuara enë të përmasave të mëdha, “doli”, me një kapacitet mbajtës prej 2.000 litrash secila. Bashkë me to, në pjesët e lira të hambarit, kryesisht në kiç dhe në bash sistemoheshin edhe amfora të zakonshme. Këto tipologji anijesh kërkonin edhe porte të specializuara për ngarkimin dhe shkarkimin.

“Relikti i zbuluar, dëshmon që porti i Dyrrahut i kishte këto struktura përpunuese, pra, ishte në kuptimin e plotë të fjalës, një port i rëndësishëm”, -thekson dr. Adrian Anastasi, punonjës shkencor pranë Institutit të Arkeologjisë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit