MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Fëmija im po kalon fruthin. Si ta ndihmoj?

28.01.2020 - 16:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshendetje, fëmija im po kalon fruthin. Si ta ndihmoj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:  Vaksinimi është mënyra e vetme për të parandaluar shpërthimin e fruthit. Vaksina MMR (Fruth-Rubeole-Parotit) është një vaksinë që e mbron fëmijën tuaj nga tre sëmundje njëherësh. Hidratimi është i rëndësishëm, prandaj  është e nevojshme marrja e lëngjeve si uji dhe lëngje frutash të freskëta si portokall dhe limon. Ushqimi duhet të konsistojë në supa të lehta dhe drithëra. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe artikujt e përpunuar.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.