MENU
klinika

Lidh dy rrugë nacionale

FSHZH/ Çfarë synon investimi i rradhës?

25.01.2020 - 20:37

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) vijon punimet me ritme të përshpejtuara për “Rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës”.

Projekti për investimin në këtë aks rrugor, parashikon t’i japë zgjidhje të qëndrueshme infrastrukturës publike në zonën e Bregdetit të Jugut, specifikisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët dhe ridimensionim e sektorit të turizmit si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale dhe rajonale.

Ky investim i qeverisë shqiptare dhe me mbështetjen e donatorëve, që po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, do të mundësojë lidhjen e dy rrugëve nacionale (SH4-SH8) dhe përfshin edhe një degëzim që mundëson lidhjen me qytetin e Vlorës.

Rruga e Lumit të Vlorës ka një gjatësi prej rreth 90 km dhe punimet për rikonstruksionin e saj janë organizuar në lote.

E lënë në harresë të plotë, kjo rrugë e rëndësishme u projektua nga qeveria në vitin 2016, për t’u përfshirë nga një sërë investimesh bashkëkohore me standardet më të mira që kërkon infrastruktura rrugore.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit evidentoi që në fillim të zbatimit të projektit të gjitha hapat e duhura për hartimin e grafikut të realizimit të tij dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.

Kontrata për Lotin I, By Pass Vlorë-Peshkëpi-Gjorm, me gjatësi 23.2 km është lidhur më 24 shkurt 2017. Punimet civile kanë filluar në mars 2017 dhe kanë përfunduar në 29 qershor 2019.

Kontrata e punimeve për lotin II_Gjorm-Brataj-Ura e Laskos është lidhur me 17 prill 2019 dhe punimet kanë filluar ne 13 Maj 2019. Ka përfunduar mobilizimi dhe ngritja e kantierit. Punimet po vijojnë kryesisht me gërmime dhe mbushje me zhavorr për trup rruge.

Për lotin III_Ura e Laskos-Kuç dhe Ura e Laskos-Qafa e Mbretës është shpallur fituesi për kontratën e punimeve civile. Kontrata do të lidhet sapo të mundësohet financimi gjatë këtij viti.

www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rikonstruksioni i rrugës që lidh dy fshatrat

FSHZH/ Investimi i rradhës synim zhvillimin e bujqësisë

FSHZH jep detajet e projektit

Nis rikonstruksioni i rrugës Kuqan-Thanë

Bashkimi i dy rrugëve nacionale

Projekti i FSHZH/ Përfitojnë 129 mijë banorë