MENU
klinika

Serie A, Java 19

Gafë e portierit, Lazio mposht Napolin

11.01.2020 - 19:56

Mund të luash mirë, por nuk është e thënë të fitosh. Kjo i ka ndodhur Napolit, që edhe pse ka dominuar në “Olimpico” ndaj Lazios, një gabim i portierit u ka dhënë fitoren 1-0 vendasve.

Me Strakoshën në portë si titullar për Lazion dhe Hysajn për Napolin, pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me Napolin që kishte dhjetëra raste, por portieri ynë i tha “jo” golit.

Për të ardhur në 82’. Hysaj kthen një top te portieri Ospina, që mban më shumë topin se ç’duhet, përfiton Immobile dhe mbrojtësi e plas në portë. Goli i 20 i Immobiles në këtë sezon, më shumë se çdokush tjetër në 5 kampionatet elitare në Europë.

Në minuta e fundit Napoli bëhet edhe më konfuz, ndërsa Strakosha bën edhe një superpritje. Lazio fiton dhe vijon marshimin, duke “blinduar” vendin për Champions, çka është edhe objektivi kryesor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN