MENU
klinika

Serie A, Java 19

“Firmos” Ibra, Milan rikthehet te fitorja

11.01.2020 - 16:53

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e parë pas rikthimit në Itali me fanellën e Milanit, me kuqezinjtë që fitojnë 2-0 në Sardegna ndaj Cagliari-t.

Suedezi ka pasur një rast shumë të mirë në pjesën e parë, por portieri vendas i ka mohuar golin. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola.

Në të dytën, me të nisur loja, Leao kalon në avantazh miqtë, pas një devijimi të topit. Gëzon Milan, feston edhe Ibrahimovic. Suedezi do të shënonte vetë në 64’, pas një gjuajtje të befasishme.

Një sukses që ngjit kuqezinjtë në vendin e tetë dhe duket se i vetmi objektiv tashmë është pjesëmarrja në Europa League, pasi për Champions do të duhej një mrekulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN