Ditët e fundit ka qarkulluar një lajm që partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, mund të prezantojë “Sanremo 2020”, por ajo ka vendosur një kusht, që nuk është plotësuar.
Bukuroshja ka kërkuar plot 140 mijë euro. Kjo shifër është më e lartë nga ajo që ishte parashikuar për të, e si pasojë kjo gjë i ka vënë në mëdyshje producentët e këtij festivali.
Ishte planifikuar një shifër 20-25 mijë euro. Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se partnerja e Cristiano-s do të prezantonte në natën e tretë të këtij festivali, në krah të moderatoes shqiptare, Alketa Vejsiu.
Por ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, nëse do të jetë e pranishme apo jo. Gjithashtu, thuhet se në krah të Alketës dhe Georginës, do të jenë edhe Antonella Clerici e Sabrina Salerno.
Ndërsa kujtojmë se aktorja e famshme, Monica Bellucci, ka hequr dorë nga ky festival dhe nuk do të jetë në listën e femrave që do të prezantojnë përkrah Amadeus.