MENU
klinika

Policia në ndjekje të grabitësit

Grabitet institucioni financiar te Komuna e Parisit, ‘blindohet’ Tirana

07.01.2020 - 19:28

Një grabitje ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Një person i maskuar me kapuç dhe me një levë në dorë ka grabitur një institucion financiar, ku ka marrë një shumë parash prej 50 mijë lekësh të rinj.

Policia ka reaguar për grabitjen e ndodhur këtë mbrëmje te Komuna e Parisit.

Uniformat blu sqarojnë se një person i maskuar ka marrë një shumë prej rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Informacion Paraprak
Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.