MENU
klinika

Serie A, Java 18

Immobile i jep 3 pikë të arta Lazios në limit

05.01.2020 - 14:30

Lazio e ka nisur shumë mirë vitin 2020, teksa ka fituar në transfertë 2-1 ndaj Brescia-s. Një rezultat që konfirmon formën e mirë të bardhekaltërve.

Pjesa e parë ndërmjet Brescias dhe Lazios u mbyll 1-1. Mario Balotelli shënoi golin e parë të sdës dhe dekadës, por u barazua nga penalltia e Immobiles, pasi Brescia kishte mbetur me 10 lojtarë.

Ndeshja pati një moment shumë të pakëndshëm, pasi SuperMario detyroi gjyqtarin Manganiello të ndalte ndeshjen. Sulmuesi i tregoi atij se po dëgjonte kore me përmbajtje raciste nga tifozët e Lazios, ngjarja ndodhi në minutën e 31′ dhe gjyqtari menjëherë mori masa.

Trajneri Inzaghi, por dhe folësi i stadiumit lëshoi lutjet e tij për të ndaluar thirrjet nga tifozët e Lazios. Tifozët e Lazios janë ekstremistë dhe shpeshherë kanë shfaqur tendenca të tilla negative në stadiume. Ndeshja rifilloi më pas normalisht dhe u mbyll pjesa e parë 1-1.

Pjesa e dytë ishte e luftuar në fushë. Lazio shënoi në limite me anë të Immobiles, duke marrë një fitore me shumë vlera për kreun. Immobile ngjitet në kuotën e 19 golave, duke kryesuar jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.