MENU
klinika

Akuzat për keqpërdorim financiar

Interpol shpall një njoftim të kuq për arrestimin e Carlos Ghosn

13.01.2020 - 07:48

Në konferencën e tij të parë për shtyp qysh prej shmangies së dorëzanisë gjyqësore në Tokio dhe arratisjes në Beirut, Carlos Ghosn deklaroi se heqja e tij si kryetari i Nissan-it në vitin 2018 ishte organizuar me qëllim reduktimin e influencës së Renault, partnerit të Nissan-it, të cilën Z. Ghosn gjithashtu e drejtoi si shefi i aleancës së mëparshme.

Ai gjithashtu pretendoi se ka patur një marrëveshje të fshehtë ndërmjet Nissan-it dhe prokurorëve Japonez që lidhej me akuzat të hedhura kundër tij për keqpërdorim financiar. Interpol ka shpallur një njoftim të kuq për arrestimin e Z. Ghosn, por Libani nuk ka një pakt ekstradimi me Japoninë.