MENU
klinika

Walker: Formoni Qeverinë

“Jepini Thaçit një pushim, ai tashmë është thinjur”

19.01.2020 - 13:30

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.

“Sikurse e dini, unë vij në Kosovë sa më shpesh që mundem dhe mësoj gjëra të reja për këtë vend që e kam parë të rritet për 20 vjet. Unë jam shumë krenar për këtë vend, por edhe kritikoj nganjëherë për gjërat që kanë mundur të shkojnë më mirë. Por jam shumë krenar me Republikën e Kosovës që është sot”– ka thënë Walker.

Po ashtu, Walker tha se po i ndjek zhvillimet politike në vend, ku ka deklaruar se Kosova ka nevojë për qeverinë e re.

“Gjithashtu vij këtu për të mësuar rreth zhvillimeve politike. E di se jeni në prag të formimit të institucioneve. Kam folur me disa përfaqësues të partive politike dhe jam ende konfuz sikurse është i gjithë vendi. Mendoj se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re. Keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar Qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur”– ka thënë Walker.

“Jepni këtij njeri një pushim (Thaçit). ai tani është i thinjur”– ka deklaruar ai.

Me kë po e “zëvendëson” presidenti serb homologun rus

Vuçiç “braktis” Lindjen, refuzon ofertën historike të Putinit

Pse rriten shpresat për anëtarësim në NATO

Emërimi i Mark Rutte, “ogur” i mirë për Kosovën

Nga “pazaret” me Perëndimin tek varësia nga Rusia

Media europiane “zbërthen” politikën e Vuçiçit

Miniera e litiumit “përndjek” Vuçiçin!

Çfarë pritet në Beograd nga 1 tetori