MENU
klinika

Përgjigjet dr. Apostol Vaso

Kam dhimbje në shpatulla prej më shumë se 10 vjetësh

24.01.2020 - 11:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pershendetje, kam një dhimbje në shpatulla prej më shumë se 10 vjetësh jam vizituar e kam marr qetësues por nuk po gjej derman. Ju flm

Përgjigjet dr. Apostol Vaso: Është dhimbje myofsciale chronike. Duke qenë se mjekët nuk kanë njohuri, ajo në të gjitha rastet ngelet e patrajtuar dhe diagnostikuar nga mjekët. Mundet që.  fizoterapistet që punojnë në mënyrë manuale që ta kene një njohuri të përciptë.

Dhimbja myofasciale është një dhimbje e cila shkaktohet nga kontrakturat muskulare, të cilat në muskulin e dëmtuar krijojnë një kokrizë (trigger point) që e përcjell dhimbjen në distancë, psh nëse kokriza që quhet Trigger point është në muskulin trapezius në shpinë ai mund të ketë disa vende ku referohet dhimbja, si shpina, qafa, pjesa e pasme e kokës ose edhe në pjesën e përparëshme të gjoksit.

Diagnostikimin e saj e bën mjeku i dhimbjes (algologu), ose një fizioterapist qe ka njohurin mbi Trigger pointin.

Mjekimi bëhet ose duke e shtypur atë kokërizën që përmenda ose nëpërmjet injeksioneve me lidokaine ose edhe pa asnjë gjë, vetëm pickim  kokërizës. Ilaçet përgjithësisht nuk kan asnjë efekt.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.