MENU
klinika

Protagonistë në Zvicër

Katër shqiptarët e Aaraut premtojnë elitën

04.01.2020 - 18:38

Futbollistët shqiptarë prej kohës janë protagonistë në Europë, sidomos në futbollin zviceran, madje edhe në kombëtaren helvete.

Së fundmi, Shkëlzen Gashi është rikthyer në kampionatin zviceran apo më saktë te skuadra e Aarau-s, që këtë sezon militon në ligën e parë, por pa pretendime për Superligën në sezonin aktual.

Gashi në këtë skuadër e gjen ish-sulmuesin e Besës së Pejës, Liridon Balaj, që verën e vitit 2019 u transferua nga menaxheri Leonard Berisha. Balaj është pjesë e U-21 të Kosovës dhe e ardhmja e dardanëve.

Por përpos Gashit dhe Balajt, janë edhe 2 shqiptarë të tjerë që luajnë tek Aarau: Donad Rudhani dhe Gëzim Pepsi. Synimi është që sezonin e ardhshëm të rikthejnë ekipin në elitën e futbollit zviceran.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN