MENU
klinika

Po kreditimi?

KE analizon ekonominë shqiptare/ Diferencë pagash mes sektorëve

29.01.2020 - 13:30

Komisioni Europian ka publikuar raportin e tremujorit të 4-t të vitit të kaluar të komitetit për çështjet ekonomike për vendet kandidate dhe ato potencialisht kandidate, mes të cilave edhe Shqipëria.

Për vendin tonë, Komisioni Europian në raport evidenton faktin se tërmeti i 26 nëntorit ka detyruar qeverinë të rishikojë buxhetin e vitit 2020, duke vënë në dispozicion 150 milionë euro për rindërtimin, si dhe faktin që më 17 shkurt qeveria shqiptare shpreson të mbulojë një pjesë të kostove të rindërtimit në konferencën e donatorëve në Bruksel.

Sa i përket ecurisë së ekonomisë reale, në raport thuhet se indikatori i ndjeshmërisë ekonomike ra përgjatë tremujorit të 4-t për të parën herë që prej vitit 2016 duke reflektuar përkeqësimin e pritshmërive, kryesisht në industri, si dhe performancën e dobët të shërbimeve më herët gjatë vitit.

Sa i përket zhvillimeve në tregun e punës, Komisioni Europian nënvizon faktin se paga mesatare është 423 euro bruto në muaj, ndërkohë që paga minimale është sa gjysma e saj.

Pagat ndryshojnë ndjeshëm në varësi të sektorëve, me ato në sektorin financiar që arrijnë dyfishin e mesatares dhe ato në sektorin agro-bujqësor 30% nën mesataren”-thuhet më tej. Në drejtim të zhvillimeve monetare, komisioni thotë se Banka e Shqipërisë nuk ka vlerësuar deri më tani impakt të drejpërdrejtë të tërmetit në ekonomi, çka e ka detyruar të mos ndërhyjë në politikat e saj monetare.

Sa i përket sektorit bankar, institucioni vë theksin te rritja e kreditimit, si për biznesin ashtu edhe për familjarët, si dhe te stabilizimi i mëtejshëm i sektorit. Sa i përket projeksioneve, Komisioni Europian nuk ka publikuar të reja, duke mbajtur ato të Shtatorit, që flasin për një normë rritje të ekonomsië pranë 3.7% këtë vit.

Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al