MENU
klinika

Ftesa për tifozët

KF Tirana hap konkursin për logon e 100-vjetorit

23.01.2020 - 16:11

KF Tirana ka nisur prej disa muajsh punën në kuadër të 100-vjetorit të klubit. Një grup pune, me personazhe që kanë kontribuar ndër vite është ngritur për të konceptuar një kalendar festiv, që do të kulmojë më 15 gusht 2020.

Në kuadër të vitit bardheblu, KF Tirana fton të gjithë tifozët dhe sportdashësit të bëhen pjesë e një konkursi të hapur që do të sjellë në jetë logon zyrtare të 100-vjetorit.

Në 10 ditët e ardhshme jeni të lutur të sugjeroni me e-mail logon festive. Për çdo punim të bërë, Tirana lutet t’i dërgoni me email në: [email protected].

Tre logot më të mira do të publikohen në fund dhe do të marrin vlerësimin tuaj në përzgjedhjen finale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN