MENU
klinika

"Lindja e Shën Mërisë"

Kisha e Vodicës në listën “monument kulture”?

09.01.2020 - 16:11

      Kisha e Manastirit “Lindja e Shën Mërisë” në fshatin Vodicë, Berat, është propozuar nga DRTK e zonës, për statusin juridik “monument kulture”, si rrjedhojë e punës gjurmuese, dokumentuese dhe studimore.

Kisha e Manastirit “Lindja e Shën Mërisë” është kishë njënefëshe, me përmasa të brendshme 9,3 x 5,6 m, mbuluar me çati druri dhe tavan të sheshtë. Ndërtuar në vitin 1777 dhe pikturuar në vitin 1805, sipas mbishkrimeve.

Sipërfaqja e kishës njënefëshe është 76 m², ndërsa po të përfshijmë narteksin dhe paraklisin e Shën Harallambit, duke e parë si një ndërtim të vetëm, ky objekt shkon në një sipërfaqe prej 177 m².

Faza I – Shek. XIII, gjurmët e absidës me teknikën e kluasonazhit; Faza II – Rindërtim i kishës në vitin 1777; Faza III – Ndërtim i paraklisit (kishëzës) së Shën Harallambit, në fillim të shek. XIX; Faza IV– Ndërtim i narteksit në vitin 1926; Faza V– Vitet ’90-tëm të shek. XX.

 

***

Ndër të tjera monumente të rëndësishme të kulturës kishtare kombëtare, sjellim në vëmendje kishën e Shën Mërisë, Manastiri i Ardenicës. Kjo kishë e hershme është zbukuruar me afreske të mrekullueshme nga veprat e piktorëve Kostandin dhe Athanas Zografi. Këta piktorë korçarë punuan për zbukurimin e këtij tempulli në vitin 1744. Veprimtaria artistike e ateliesë së piktorëve Zografi është shpalosur në bazilikat e Voskopojës, Vithkuq, në Myzeqe dhe në malin i Shenjtë në Greqi, ku shkuan disa herë dhe shfaqën talentin e tyre të fuqishëm, nëpër kishat dhe manastiret e atjeshme.

Piktura e Zografëve cilësohet nga specialistët si vazhdim i traditës më të mirë të pikturës kishtare në vendin tonë. Tematika pasqyron ngjarje nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorëve, etj.. Disa nga skenat janë “Festat e Virgjëreshës”, skenat nga “Jeta dhe vuajtjet e Krishtit”, “Fjetja e Shën Mërisë”, “Zbutja e shpirtit të shenjtë tek apostujt”, etj..

Në brezin e fundit, ndërmjet figurave të shenjtorëve është pikturuar muzikologu i shquar bizantin nga Durrësi Johan Kukuzeli. Në narteks, në të gjithë faqen lindore paraqitet skena e madhe që titullohet “Gjyqi i Fundit”.

Krahas afreskeve një vend të rëndësishëm në dekoracionin artistik zë edhe ikonostasi i gdhendur në dru, i polikromuar me ar, i cili mban dy radhë ikonash të mëdha dhe të vogla. Zbukurimi i ikonostasit me ikona është realizuar në vitin 1744, ku kanë ndihmuar edhe esnafët e bakërxhinjve dhe muratorëve voskopojarë, çka tregon lidhjen e tyre shpirtërore me këtë trevë.

Ikonat janë vepër e piktorit më të mirë miniaturist të shekullit të tetëmbëdhjetë, Kostandin Shpataraku. Disa nga ikonat janë: “Lindja e Shën Mërisë”, “Krishti në Fron”, “Shën Mëria me Krishtin”, “Johan pagëzori”, “Mbledhja e kryeengjëjve”, “Kryqëzimi”, etj.. Interesant është fakti se si në ikonën e Shën Gjon Vladimirit, në një nga ndarjet e cilklit të saj është pikturuar princi shqiptar i shekullit të katërmbëdhjetë, Karl Topia, me kurorë mbretërore në kokë dhe skeptër në dorë, që piktori e quan mbret të Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profeti Muhamed për krishtërimin

“Askush prej myslimanëve nuk guxon”

Kuteli i gjuhës shqipe...

“E madhe është gjëma e mëkatit”

Letra prekëse, një natë para se ta vrisnin komunistët

‘1 ledhatim dhe 10 fshikullime, mësohu me jetën’