MENU
klinika

"Nuk kemi treg"

Korçë/ Fermerët presin pemët e mollëve

31.01.2020 - 13:04

Problemi i vjetër i mungesës së tregut për shitjen e mollëve ka rënduar situatën e tyre në zonën e Devollit. Fermerët janë të zhgënjyer, pasi vit pas viti mollët mbeten stok, nuk shiten dhe hidhen çdo sezon.

Kanë nisur t’i presin pemët e tyre ndërsa tregojnë se përballen jo vetëm me një dëm financiar të konsiderueshëm por mbeten edhe përballë një situate të pazgjidhur në vazhdimësi.

Por më tej rrafshimi i pemëtoreve duket se po shkakton një efekt domino pasi fermerët po i presin pemët njëri pas tjetrit. 10% e pemëtoreve janë prerë deri tani ndërsa gjatë muajve në vazhdim kjo shifër pritet të rritet dhe më shumë.