MENU
klinika

PS e Pukës pa kryetar

Kreu aktual nuk siguron dot votat për rikonfirmim

11.01.2020 - 15:54

Dështon procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste në Pukë, pasi nuk u kalua dot pragu prej 50%.

Në garë ishte vetëm një kandidaturë, ajo e Marash Kolaj, që është edhe kreu aktual i PS. Procesi zgjedhor u monitorua nga delegati i PS-së, Alfred Peza.

kolana e librave

Në orën 16:00 pritet të zhvillohet procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e PS në Vaun e Dejës. Në garën për kryetar të Partisë Socialiste janë Kristian Shkreli dhe Elvis Preçi.

Ndërkohë nuk do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër.

Për shkak të problemeve të brendshme të socialistëve në këtë Bashki, PS pritet të komandojë kryetarin e kësaj dege si drejtues.