MENU
klinika

Talenti shqiptar

Kumbulla, rekord për Shqipërinë në merkato

15.01.2020 - 12:08

Në pak muaj Marash Kumbulla ka rritur kredencialet e tija në Serie A. Nga 5 milionë euro që vlente pas debutimit në muajin e parë me Verona-n, tashmë klubi i ka vënë një çmim që varion deri në 25 milionë euro.

Mbrojtësi i talentuar 19-vjeçar është kthyer në një nga emrat më të lakuar të merkatos në Serie A dhe klubet janë të gatshëm të bëjnë çmenduri për të.

Gjithçka konfirmohet nga takimi më i fundit që ka zhvilluar menaxheri i tij, Gianni Vittali, me drejtues të Interit ku ka diskutuar me zikaltrit mundësinë e transferimit në Milano.

Vitali është parë në selinë e klubit zikaltër. Moment ky që hedh duket se e ardhmja e mbrojtësit shqiptar mund të jetë Interi. E sigurt është se Kumbulla nuk do të jetë lojtar i Verona-s për sezonin e ardhshëm.

Vlera e tij në merkato është rreth 20 milionë euro dhe shitja e tij pritet të jetë një rekord për vendin tonë. Verona ka vendosur si kusht të vetëm qëndrimin e Kumbullës deri në mbyllje të këtij sezonit, por ka lënë menaxherin të lirë që të negociojë shitjen e tij në verë.

Ndaj Vitali ka filluar kontaktet me klube të ndryshme për të sqaruar të ardhmen e lojtarit. Pak ditë më parë u përfol se kishte pasur takime me Napolin, por sinjalin e qartë e ka dhënë duke shkuar në zyrat e Interit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Ofertat për mbrojtësin e Kombetares

Një tjetër klub i Serie A kërkon Kumbullën